Sothys Face Hydra-matt Fluid

Ky lëng jashtëzakonisht i butë hidraton dhe mbron lëkurën, duke sjellë një çehre mat të qëndrueshme. Jo i yndyrshëm, përthithet shpejt nga lëkura, shtrëngon poret dhe e lë lëkurën të mat dhe të shëndetshme. Ditë pas dite lëkura rigjen ekuilibrin dhe butësinë.

LINJA E LEKURES SË YNDYRSHME

Linja e lëkurës së yndyrshme SOTHYS balancon butësisht lëkurat me shkëlqim, të prirura ndaj poreve të zmadhuara dhe defekteve të vogla. Ingredientët aktivë normalizojnë tepricën e sebumit dhe ruajnë hidratimin. Teksturat ultra të lehta sjellin rehati të menjëhershme dhe një pamje mat të lëkurës.